FFK në aksion për skandalin e kurdisjes nga Besa

FFK-ja tani është në pritje të deklaratave të dy futbollistëve të Llamkosit, Faruk Statovcit dhe Labinot Osmanit, të cilët dje e konfirmuan tentim-kurdisjen për Arenën. Kështu i tha gazetës sekretari Eroll Salihu, duke treguar që FFK-ja kërkon domosdoshmërish ta zbardhë këtë çështje.
“Ne si Federatë jemi njoftuar për lajmin e kurdisjes nga ana e gazetës suaj dhe menjëherë jemi mobilizuar. Është lajmëruar Komisari i Garave, si dhe iu kemi kërkuar dy futbollistëve që e kanë pranuar për gazetën tuaj tentim-kurdisjen, Faruk Statovcit dhe Labinot Osmanit, që t’i deponojnë deklaratat në Federatë gjatë dy ditëve të ardhshme. Jemi takuar edhe me zyrtarët e Llamkos Kosovës”, deklaroi Salihu për gazetën Arena.
Po sa të marrë deklaratat e futbollistëve, FFK-ja do të ‘hapë krahun’ menjëherë për Policinë e Kosovës. /Telegrafi/



















































