FFK-ja përfitoi 146 mijë euro nga miqësoret

Në një konferencë për media, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, shkurtimisht ka treguar për përfitimet nga tri ndeshjet miqësore ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës.
Fjala është për duelet me Haitin, Senegalin dhe Omanin, derisa për ballafaqimin e fundit me Omanin, ende nuk janë bërë të gjitha llogaritë.
Sipas Salihut, në këto tri ndeshje, FFK ka përfituar 146250 euro. Ndërsa, 45 mijë prej tyre ende nuk iu janë dhënë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK). /SportPlus/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































