Ferronikeli ia shuan shpresat Prishtinës

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Triumf Shabani i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit nga trajneri Ramiz Krasniqi i Ferronikelit , ishte minuta e 74-të e takimit kur Shabani pas një harkimi të bukur nga këndi i Shalës, goditi bukur me kokë topin për rezultatin 1:0.
Prishtina në humbjen e nëntë kampionale pati disa raste të mira gjatë takimit por pa konkretizim duke e humbur kështu hapin për titull kështu Prishtina ka mbetur me minus nëntë pikë nga Llamkos Kosova dhe renditet në pozitën e tretë, ndërsa Ferronikeli me këtë fitore ka grumbulluar 30 pikë dhe për disa ditë mund të largohet nga zona e rrezikshme e tabelës. /Indeksonline/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/04/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































