Ferronikelit të premten në ‘Bajram Aliu’ mundi Istogun me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 13-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Të gjithë golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë. Ndonëse mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Granit Bajrës, drenicasit arritën që të kthehen në rezultat me golat e shënuar nga Isa Eminhazeri, Lapidar Lladrovci dhe Përparim Livoreka.


Pas kësaj fitoreje Ferronikeli ngjitet në kuotën e 25 pikëve, katër më shumë se ndjekësja më e afërt, Trepça’89, e cila të shtunën është mysafire e Ferizajt, ndërkaq Istogu mbetet në pozitën e 8-të, me 15 pikë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app