Këto dy skuadra do të vazhdojnë traditën e kamotshme të këtyre ndeshjeve revyale që luhen në vendin tonë prej shumë vitesh, por që nga vitit e kaluar kjo ndeshje ka marrë emrin Superkupa Kosovë-Diasporë.

Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën në një konferencën për shtyp, ka thënë se gjithçka tashmë është gati për këtë sfide revyale, ndeshje kjo që do të nis në orën 14:00.


Sipas tij, ndeshja do të luhet në Skenderaj me pajtimin e dy klubeve. Salihu ka ftuar tifozët që të jenë në numër sa më të madh për të parë nga afër djemtë që militojnë në Gjermani.

“Ndeshja është paraparë që me pajtimin e dy klubeve, e që është në orarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të zhvillohet në Skenderaj nesër në orën 14:00. Mysafirët nëse mund t’i quajmë mysafirë, sepse janë në vendin e tyre, do të vijnë sonte dhe nesër do të zhvillojnë ndeshjen. I ftojë gjithë shikuesit tonë që të vijnë ta përcjellin këtë ndeshje e cila ka karakter simbolik, megjithatë, është mirë që t’i respektojmë djemtë tonë të cilët vijnë nga Gjermania”, ka thënë Salihu.

Ndërkaq, Enver Muzlukaj, nënkryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermani (FSHFGJ), pas falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe kubin e Ferronikelit për mikpritje, tha se ndjehet i privilegjuar që një ndeshje e karakterit të tillë do të luhet nesër në Skenderaj. Ai thotë se secili lojtarë i Kosovës nga Munich ndjehet i privilegjuar që do të ketë mundësi të luaj në Kosovë.

“Normalisht se ndihem i privilegjuar që zhvillojmë ndeshjen, këto ndeshje janë më rëndësi të veçantë për ne dhe të dihet se ne zhvillojmë gara të qarkut atje në Gjermani. Secili lojtarë që vjen prej Gjermani është i privilegjuar dhe ndjehet krenar që i jepet mundësia të luaj një ndeshje të tillë që organizohet në Kosovë”, theksoi Muzlukaj.

Ndërkaq, Miftar Dragidella, menaxher i Federatës Shqiptare të Futbollit në Gjermani (FSHFGJP), falënderon Federatën e Futbollit të Kosovës për një bashkëpunim të shkëlqyer. Sipas tij, nga viti i kaluar kjo ndeshje është pagëzuar si Superkupa Kosovë-Diasporë. Dragidella një falënderim të veçantë e ka për Ministrin e Diasporës, e cila sipas tij, vazhdimisht e ndihmon këtë aktivitet sportiv.

“Është viti i 13-të që në mënyrë të organizuar vijmë dhe zhvillojmë këtë ndeshje, e që deri vitin e kaluar ishte revyale në mes dy skuadrave fituese të kupave të Kosovës dhe klubeve shqiptarë në Gjermani. Nga viti i kaluar në bashkëpunim me Federatën e Kosovës e kemi pagëzuar Superkupa Kosovë-Diaspore. Federata e Futbollit në Gjermani një falënderim të posaçëm e ka për Ministrinë e Diaspore, sidomos ministrin Ibrahim Makollin, i cili ka disa vite që gjënë mënyra të ndryshme të ndihmojë aktivitetin tonë. Sivjet është rrite ndihma e Ministrisë së Diasporës dhe ka marrë përsipër heqjen e shpenzimeve për qëndrimin e ekipit nga Gjermania”, tha Dragidella.

Ai me pas ka bërë të ditur se ekspedita e Kosovës së Munich, nesër do të ketë një pritje në Ministrinë e Diasporës, e më pas mysafirët nga Gjermania do të priten nga kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, për të vazhduar me pas një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app