Esat Lata, kryetar i FBFK-së, ka thënë se gjithçka po shkon sipas planit dinamik për t'u përgatitur rreth këtij aktiviteti. “Pritet që në këtë aktivitet të marrin pjesë rreth 300 bodibilderë nga 25 shtete”, ka theksuar Lata. Ndërkaq, sekretari Sabri Dragusha, ka bërë të ditur se në përgatitje ka ndihmuar edhe përkrahja e vazhdueshme që kjo federatë ka marrë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila për këtë aktivitet ndërkombëtar i ka ndarë 10.000 euro.

Në anën tjetër, nënkryetari Flamur Rexhaj, ka bërë ftesë ftuar që përveç bodibilderëve, edhe konkurrenca e femrave të përgatitet për këtë garë, ndërsa edhe të interesuarat për garat e fitnesit të paraqiten në Federatën e Bodibildingut & Fitnesit.


Kampionati Evropian i Bodibildingut dhe Fitnesit do të mbahet në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, më 24 dhe 25 maj. Duke marrë parasysh se është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në Kosovë, drejtuesit e FBFK-së presin që në organizimin e tij të ndihmojnë të gjithë ata që kanë mundësi, ndërsa presin që edhe interesimi i dashamirëve të këtij sporti të jetë i madh. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app