Me këtë rast, Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka marrë vendim që tifozeritë e të dyja skuadrave të mos jenë të pranishme në sallë në mënyrë të organizuar në takimet si mysafir.

“Vendim – Me të cilin ndalohet prezenca e tifozerisë në mënyrë të organizuar të KB Sigal Prishtina (Plisave) në ndeshjet finale të Play Off-it të ETC Superligës, të cilat zhvillohen në Pejë dhe tifozerisë së KB Peja (Shqiponjave), të cilat zhvillohen në Prishtinë”, thuhet në vendimin e federatës, shkruan GazetaOlle.com.


Arsyetimi i FBK-së është ky: “Për shkak të ndeshjeve të rrezikshmërisë së lartë, acarimit të marrëdhënieve gjatë zhvillimit të finales së IPKO Kupës së Kosovës, kërcënimeve të të dy tifozerive ditëve të fundit”.

telegrafi sport app