LAJMI I FUNDIT:

Fassone: Nuk ka asgjë të re sa i përket Donnarummas

Fassone: Nuk ka asgjë të re sa i përket Donnarummas

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se nuk ka asgjë të re për rinovimin e Gigio Donnarummas.

Portieri e ka refuzuar ofertën e re të klubit për rinovim javë më parë dhe u bë pjesë e sulmeve nga tifozët milanist.


“Sa i përket Donnarummas, nuk ka asgjë të re. Jemi në pritje, por jo për shumë kohë, për disa arsye”.

“Jemi duke punuar që me 3 korrik të jemi të çartë”, ka thënë Fassone.

Milani është në kërkim të një portieri të ri dhe shumë emra janë në listë. /Telegrafi/