Evenimenti sportiv, “Monster Trucks Albania”, është shtyrë për shkak të motit të keq. Pra, data 9 nëntor anulohet dhe evenimenti do të mbahet më 23 nëntor.

“Kushdo që e ka blerë biletën për zonën B, do të jenë të ftuar për zonën A. Kushdo që e ka blerë biletën për zonën A do të jenë të ftuar në zonën VIP. Në qoftë se doni t’ju kompensohen paratë e biletë, ju lutemi të na njoftoni”, thonë organizatorët.

“Monster Trucks Albania” vjen për herë të parë në Shqipëri në Sheshin Nënë Tereza dhe njëherësh ky event madhështor i këtij lloji po organizohet për herë të parë në trojet shqiptarë.

Pasi që ky lloj garë është shumë e ndjekur në botë dhe shumë e popullarizuar, interesimi edhe në eventin e Tiranës është shumë i madhe. Për t’i dhënë shije akoma më shumë kësaj ngjarjeje të veçantë do të përkujdeset DJ i njohur “DJ DANNY”.

Biletat për këtë event si për çdo event tjetër mund ti gjeni në Rave Travel. Për shkak të interesimit të madh për bileta, biletat janë të ndara në dy grupe në Zonen A dhe në Zonen B.

Për më shumë rreth biletave mund të shërbeheni në ueb faqen e Rave Travel: www.rave-travel.com dhe në faqen e Facebook-ut RaveTravel.