Etritt publikon këngën e re "Gold Digger"


Artisti nga Gjilani, Etrit Hamiti, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.
"Gold Digger" mban titullin kjo këngë, teksa e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet reperi, kurse për 'beatin' është përkujdesur Ketamine Beats.
I tërë projekti është prodhim i 'Black Fish Entertainment', të Genc Prelvukajt, në labelin e të cilit bën pjesë edhe Etritti.
Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet të pëlqehet nga fansat e reperit.
Ndryshe, Etritti është një nga emrat e rinj të estradës dhe shumë premtues, i cili po punon vazhdimisht për prurje të reja. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/09/2019
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































