LAJMI I FUNDIT:

Ermal Fejzullahu sjell baladën “Kthema”: Shpresoj që publiku ta mirëpresë (Video)

Ermal Fejzullahu sjell baladën “Kthema”: Shpresoj që publiku ta mirëpresë (Video)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kthema”.

Kënga e re është e zhanrit baladë, teksa e sjell kësaj radhe më melankolik këngëtarin se herët e tjera.


Në një prononcim për Telegrafin, Fejzullahu ka folur rreth këngës së tij më të re, duke treguar se i k marrë disa javë kohë përgatitje.

“Kam përfunduar punën për projektin tim më të ri. Bëhet fjalë për një baladë e re, e cila titullohet “Kthema”, flet si gjithnjë për dashurinë. I përshtatet sezonit, dhe shpresoj se publiku do ta pëlqejë”, tha Ermal Fejzullahu për Telegrafin.

Pamje nga klipi i ri i Ermal Fejzullahut

Në vazhdimin e bisedës, Ermali tregoi edhe për autorët e këngës, ndërsa zbuloi se kjo këngë është ripërpunim i një kënge shumë të vjetër, publikuar vite më parë.

“Muzikën dhe tekstin e këngës sime të re i ka bërë Valon Biba. Orkestrimi është kryer nga Virusi, ndërsa në tërësi, ‘Edhe njëherë’ është një projekt të cilin e sjell si ripërpunim, pasi kjo këngë është kënduar vite më parë nga miku im Hekuran Demaj, dhe tani vjen si një ripërpunim i ri, shumë i veçantë”, tregoi tutje Fejzullahu.

Klipi është punuar nga produksioni Imagine Films, ndërsa është publikuar në YouTube nga Onima. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori