LAJMI I FUNDIT:

Eriksen dëshiron të transferohet në janar te Interi

Eriksen dëshiron të transferohet në janar te Interi

Christian Eriksen thuhet se është takuar me drejtuesit e Tottenham Hotspur për të përsëritur dëshirën e tij për një transferim te Interi këtë dimër.

Reprezentuesi i Danimarkës dukej afër kalimit te Interi këtë javë, por disa komplikime kanë bërë që negociatat në vazhdim të ngecin pak.


Ai është zgjedhur nga trajneri Jose Mourinho për ndeshjen e Spurs kundër Norwich City sot (e mërkurë), por Sky Sport Italia pretendon se ai është takuar dje (e martë) me klubin, për të provuar shtytjen e një transferimi te Nerazzurrët.

Drejtori i Interit, Ausilio: Kemi bërë ofertë për Eriksenin, marrëveshja është arritur për Mosesin – Giroud duhet të pres
Lexo po ashtu Drejtori i Interit, Ausilio: Kemi bërë ofertë për Eriksenin, marrëveshja është arritur për Mosesin – Giroud duhet të pres

Mesfushori danez është raportuar se dëshiron një transferim tashmë këtë dimër, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë këtë korrik.

Interi dyshohet se ka ofruar të paguajë 18 milionë euro për lojtarin dhe raportet e mëparshme kanë sugjeruar që ata të ishin afër një marrëveshje midis dy palëve.

Gianluca Di Marzio shkruan se Tottenham pret 20 milionë euro për lojtarin dhe nëse Interi nuk janë në gjendje të paguajë këtë shumë, nuk ka marrëveshje.

Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses
Lexo po ashtu Marotta tregon arsyen e dështimit të shkëmbimit Politano-Spinazzola, flet edhe për Eriksen, Giroud dhe Moses

Erikseni tashmë i ka dhënë ‘po-n ’e tij Interit, tani të dy klubet duhet të bien dakord nëse një veprim duhet të materializohet tashmë këtë dimër.

Të enjten, pas ndeshjes kundër Norwich, Eriksen dhe agjenti i tij dyshohet se kanë planifikuar një takim tjetër me ekipin e tij aktual. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori