Maqedonia do të zbavitet shumë në muajin qershor me koncerte të David Guetta, Robin Schulz, John Newman. Sot, produksioni Avalon ka publikuar informacionin se në Maqedoni do të vjen edhe Enrique Iglesias ndërsa Telegrafi është partner medial të të gjithë këtyre koncerteve që do të mbahen në qershor.

Iglesias bën muzikë pop-latine dhe në Maqedoni vjen si pjesë e turnesë në të gjithë botën „Sex and Love“.

Enriqu Iglesias

Iglesias njihet edhe për hitet Bailando, El Perdon, Not in Love, Hero, Tonight, Bailamos, I like it…

Koncerti do mbahet më 20 Qershor në sallën sportive ”Boris Trajkovski”. Në shitje do të ketë vetëm 800 bileta./Telegrafi/