Në ketë aktivitet që morën pjesë 65 mundës nga gjashtë të rajonit, Shala tregoi cilësi të larta duke fituar ketë turne prestigjioz.

Mundës nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Qiproja, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova zhvilluan gara në 11 kategori.


Në hapjen solemne të kësaj gare ndërkombëtare, mundësit dhe mysafirët i përshëndetën, Martin Bibaj, president i Federatës Shqiptare të Mundjes, Bekim Vranezi, zv.president në Federatën e Mundjes së Maqedonisë dhe Naim Muja, kryetar i Federatës së Mundjes së Kosovës, që njëherësh edhe bëri hapjen e këtij turneu.

Pas gjashtë orë garash që u zhvilluan në sistem mënjanimi, në finale pati disa duele shumë cilësore.

Juria, për mundës më të mirë të Turneut Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ 2014, shpalli, përfaqësuesin e Shqipërisë, Egzon Shala, epiteti i teknikut më të mirë i takoi, Dardan Sylës të Kosovës, kurse mundës më i mirë nga jashtë u shpall, përfaqësuesi Maqedonisë, Dejan Mitrov.

Në plasmanin ekipor, Shqipëria doli e para me 23 pikë, para Bulgarisë që pati 21 pikë dhe Maqedonisë me 17 pikë. Federata e mundjes e Kosovës, me plaket nderoi gjyqtarët, presidentët e federatave gjegjëse dhe individë që kontribuuan për mirëvajtjen e këtij turneu.

Tek Shqipëria medalje të artë fituan vëllezërit Egzon dhe Edon Shala, medalje të argjendte Veli Susuri (61kg), Vilson Ndregjoni (70kg), Qamil Bajrami (74kg) dhe Fatjon Baro (125kg), kurse Orges Lila (57kg) u desh të pajtohet me bronz.

Te reprezentacioni i Kosovës medalje të artë fituan Drilon dhe Dardan Syla, ndërsa medalje te argjendtë fituan Argjend Blerim Moxhaxhiki e Pajtim Shala, kurse medalje të bronzte fituan Fatlum Bela, Argjend Miftari, Liridon Hasani, Kenan Podvorica dhe Abdurahim Fejza.

Tek Maqedonia triumfoi Raif Kamberi (57kg), Dejan Mitrov (71 kg) dhe Boban Danov (125 kg). I dyti ishte Amir Rexhepi (57 kg), kurse Jasin Rexhallari (61kg) morri bronz. /KP/

telegrafi sport app