LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Azi nis gara tradicionale për nder të Elvis Presleyt

Edhe në Azi nis gara tradicionale për nder të Elvis Presleyt

Nga kjo fundjavë do të ketë çdo vit edhe një konkurs “Elvis Presley i Azisë” dhe adhuruesit e ikonës së ‘Rock n Rollit’ në atë pjesë të botës, nuk mund të jenë më të kënaqur se kaq.

Pjesëmarrësit nga Filipinet, Tajlanda, Japonia, Singapori, Malajzia dhe Australia iu bashkuan garës së mbajtur njëkohësisht si homazh në 40 vjetorin e këngëtarit legjendar.


Elvis Presley kujtohet në 40 vjetorin e vdekjes së tij (Foto/Video)
Lexo po ashtu Elvis Presley kujtohet në 40 vjetorin e vdekjes së tij (Foto/Video)

Secili me kostume të ndryshme, 23 konkurrentët u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë të famshme të idhullit të tyre, si “I’ve Lost You”, “You Gave Me a Mountain” apo “Jailhouse Rock”.

‘Elvisi japonez’ dhe organizatori i konkursit, Douglas Masuda (AP)

Në gjykimin e jurisë do të zinte vend aftësia për të imituar karizmën e këngëtarit të madh, si dhe pamjen e jashtme apo lëvizjet tipike të tij – transmeton Top Channel.

Garën e fitoi filipinasi Jun Espinosa, i cili u shpërblye me një udhëtim falas në vendlindjen e Elvisit, Graceland.

Organizatori i konkursit, Douglas Masuda, sqaroi se dëshira e tij dhe e bashkëpunëtorëve është përjetësimi i trashëgimisë së artistit të madh që ndërroi jetë papritur nga një atak në zemër në moshën 42 vjeçare, si dhe afrimi i figurës së Mbretit me brezin e ri.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori