LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran fotografohet për herë të parë me vajzën e tij Lyrën, një muaj pasi ajo erdhi në jetë

Ed Sheeran fotografohet për herë të parë me vajzën e tij Lyrën, një muaj pasi ajo erdhi në jetë

Ed Sheeran është fotografuar me vajzën e tij të porsalindur, Lyra Antarctica për herë të parë, pesë javë pasi gruaja e tij Cherry Seaborn lindi.

Këngëtari 29 vjeçar, dukej çdo centimetër një baba i përkushtuar ndërsa doli për shëtitje në Londër të enjten në mëngjes me vajzën e tij, shkruan DailyMail.


Ed dhe Cherry, 28 vjeçare, njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre në Instagram në fillim të shtatorit pasi mbajtën sekret shtatzëninë e Cherryt deri disa javë para lindjes së Lyrës.

Krijuesi i hiteve “Shape Of You” dukej i veshur në mënyrë rastësore gjatë shëtitjes, duke dalë i veshur me xhinse të zeza dhe xhaketë lëkure.

Ai kishte vënë në kokë një kapele bejsbolli, teksa në anën tjetër mbante edhe një shishe me ujë.

Foshnja Lyra ishte veshur me tesha të bardha, ndërsa pushonte në sediljen e zezë të veturës, ndërkohë që gjatë shëtitjes ishte vënë në një karrocë të vogël fëmijësh.

Ed njoftoi ardhjen e sigurt të vajzës në jetë më 1 shtator, duke ndarë me fansat një fotografi të çizmeve të Lyrës dhe një batanije shumëngjyrëshe.

Duke zbuluar se Cherry, 28 vjeçe, kishte lindur një javë më parë, ai shkroi: “Hello! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja t’i ndaja me ju …

“Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht në dashuri me të”.

“Ne shpresojmë që ju të mund ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha të kthehem”, kishte njoftuar Ed Sheeran.

Ndërkohë, lajmi se çifti po prisnin të bëheshin prindër u zbulua në tetor të vitit të kaluar.

Pas lindjes së saj, u zbulua se emri Lyra ishte frymëzuar nga personazhi kryesor në serinë e librave të preferuar të babait të saj, “His dark materials” të Philip Pullman.

Lyra Belacqua, e njohur edhe si Lyra Silvertongue, është heroina e trilogjisë së Pullman.

Lyra është një vajzë e re që banon në një univers paralel dhe e gjen veten të përfshirë në një luftë kozmike midis Lord Asriel nga njëra anë dhe engjëllit të parë që do të krijohet, i quajtur Autoriteti dhe Regjenti i tij, i quajtur Metatron, nga ana tjetër.

Në vitin 2015, Ed shkroi në Twitter: “[Deri më tani, Philip Pullman – ‘His dark materials’ është një nga librat më të mirë që kam lexuar ndonjëherë”.

Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se po bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqëndruar në udhëtimet dhe jetën e tij personale.

Çifti janë së bashku prej pesë vitesh, edhe Ed konfirmoi vitin e kaluar se ai dhe Cherry kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në janar të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori