Trajneri i Feyenoordit, Giovanni van Bronckhorst, e vlerësoi shumë paraqitjen fenomenale të Lamine Yamal në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër skuadrës holandeze në Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari shkëlqeu të mërkurën mbrëma në “Spotify Camp Nou”, duke shënuar një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit dhe duke dhënë një asistim të mrekullueshëm për Gabriel Jesus.


Paraqitja e tij e mirë ka bërë që Yamal të marrë lëvdata të mëdha nga trajneri i Feyenoordit, Van Bronckhors, i cili e ka vendosur anësorin spanjoll në të njëjtën linjë me Ronaldinhon dhe Lionel Messin.

“Në moshën e tij, ai ka fituar gjithçka. Tifozët e duan. Ai mund të fitojë Topin e Artë. E shoh atë në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldinhon”.

“Ai mund ta fitojë. Pyetja është se kur”, ka thënë Van Bronckhorst pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app