Dy shtëpi 350m² + 250m² për shitje në Lagjen Qëndresa – mundësi e rrallë investimi #16657

Shtëpitë kanë orientim nga të gjitha anët. Njëra është e strukturuar në përdhes dhe dy kate, ndërsa tjetra në përdhes dhe një kat. Si tërësi, ato ofrojnë tri hapësira për qëndrim ditor, tri kuzhina, nëntë dhoma gjumi, tri banjo, dy tualete, tri depo dhe tri ballkone, çka i bën shumë të përshtatshme për familje të mëdha ose për shfrytëzim të ndarë të njësive.
Sistemi i ngrohjes mundësohet me energji elektrike dhe me pompë termike, ndërsa objektet janë të pajisura edhe me kondicionerë. Shtëpitë gjenden në truall me sipërfaqe 4.7 Ari, kanë oborr të gjelbëruar dhe ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. Dokumentacioni i pronës është i rregulluar me noter.
Çmimi i paraqitur përcaktohet për të dyja njësitë së bashku dhe nuk ofrohet mundësia e ndarjes së tyre.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 350m² + 250m²
- Trualli: 4.7 Ari
- 9 dhoma gjumi
- 3 hapësira për qëndrim ditor
- 3 kuzhina
- 5 banjo dhe tualete
- 3 depo
- 3 ballkone
- Oborr i gjelbëruar
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Veri, Jug
- Mobilimi: salloni, kuzhina, banjo
- Sistemi i ngrohjes: pompë termike, KEDS
- Kondicionerë
- Vendparkim
- Dokumentacioni me noter
Lagjja Qëndresa është një zonë e qetë banimi në Prishtinë, e njohur për ambientin familjar dhe të organizuar. Në strukturën e saj gjenden markete, dyqane dhe shumë shërbime tjera të nevojshme, çka e bën një lokacion praktik për jetesë të përditshme. Afërsia me rrugët kryesore mundëson qasje të lehtë drejt qendrës dhe pjesëve tjera të qytetit.
Kontakti:
Agjenti: Drilon Tullari
Email: drilon.tullari@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444




















































