Edin Dzeko mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim tek kjo skuadër.

Sulmuesi boshnjak iu bashkua Neroazzurëve nga Roma në verën e vitit 2021, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Giuseppe Meazza.

Ardhja e Romelu Lukakus dhe Paulo Dybalas bën që Dzeko të ketë hapësira edhe më të vogla te Interi për edicionin e ardhshëm.

E përditshmja spanjolle Sport ka raportuar se për boshnjakun interesim kanë shfaqur dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Valencia.

Dy trajnerët, Carlo Ancelotti i Real Madridit dhe Gennaro Gattuso i Valencias e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë sulmuesin boshnjak dhe dëshirojnë ta kenë në radhët e veta.

Dzeko për 30 vjetorin e rrethimit të Sarajevës: Lufta nuk i sjell askujt asgjë të mirë Dzeko për 30 vjetorin e rrethimit të Sarajevës: Lufta nuk i sjell askujt asgjë të mirë

36-vjeçari ka kontratë me Interin edhe një vit, por mund ta zgjidhë atë për tu larguar si futbollist i lirë.

Vlen të theksohet se edicionin e fundit Dzeko me Interin u paraqit në 49 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/