LAJMI I FUNDIT:

Dy të lënduar nga aksidenti në Pejë, vetura përfundon në lumin e qytetit

Dy të lënduar nga aksidenti në Pejë, vetura përfundon në lumin e qytetit

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.


“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Si pasojë e aksidentit, njëra nga vetura ka përfunduar duke rënë në lumin e qytetit./Telegrafi/