LAJMI I FUNDIT:

Dwayne Johnson befason nënën e tij me një shtëpi të re luksoze

Dwayne Johnson befason nënën e tij me një shtëpi të re luksoze

Dwayne “The Rock” Johnson befasoi nënën e tij, Ata Johnson, me një shtëpi të re dhe postoi një seri videosh në Instagramin e tij gjatë fundjavës duke dokumentuar miomentin e bukur.

Një klip e kapi Ata, 73 vjeç, duke iu afruar pragut përpara se të kalonte për herë të parë nëpër dyert e shtëpisë së saj.


Mbi hyrje është varur një tabelë që lexon “Le Samoana” – duke nderuar prejardhjen samoane të nënës së tij.

Foto: Getty Images

“Kur isha djalë i vogël, e urreja kur nëna ime do të qante, këto ditë, me kënaqësi do t’i shoh lotët e saj gëzimi”, shkroi Rock, 50 vjeç, për reagimin prekës të nënës së tij për të parë banesën, të cilën ai dhe një ekipi i projektimit punuan për tetë javë.

Ai vazhdoi më tej, duke thënë se ai ka qenë “me fat që i ka blerë asaj disa shtëpi ndër vite, por kjo është e veçantë pasi ajo më ka thënë vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, ‘pas një jete të gjatë udhëtimi, unë dua këtë shtëpia të jetë e fundit. Kjo është ëndrra ime’.

Foto: Dwayne ‘The Rock’ Johnson/Instagram

“Nënë, nuk ka ndjenjë më të madhe se sa të të bëj të lumtur ~ mirë se erdhe në shtëpi”, vazhdoi ai.

Rock më pas i bëri nënës së tij një turne në shtëpi dhe, në dy video shtesë, ai vuri në dukje aspekte të ndryshme kuptimplote të dekorit të saj të brendshëm.

Foto: Dwayne ‘The Rock’ Johnson/Instagram

Nga fotografitë e dukshme në hapësirë, The Rock shkroi: “Unë arrita të zbuloja fotografi të paraardhësve tanë që ajo nuk i kishte parë që kur ishte fëmijë duke u rritur në Samoa”.

Klipi i fundit tregonte momentin kur nëna e tij zbuloi ‘dhomën e re të saj ku ajo mban kujtimet më të bukura të Rock’, shpjegoi The Rock në mbishkrim.

Foto: Dwayne ‘The Rock’ Johnson/Instagram

“Kjo është dhoma e saj e preferuar për të sjellë mysafirë dhe është më pak e preferuara ime, sepse gjëja e fundit që dua të bëj është të qëndroj në një faltore të DJ ndërsa njerëzit shikojnë përreth ndërsa mamaja ime i kalon nëpër të gjitha gjërat që kam bërë. Jo faleminderit”, vazhdoi ai.

“Por, e vërteta është, kur unë jam vetëm, këto dhoma që ajo krijon kanë një energji kaq pozitive. Gjithmonë një kujtim i mirë për mua që të mos harroj kurrë se nga vi dhe të jem gjithmonë mirënjohës për arritjet”, tha aktori tutje.

Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson

Përfundimi i postimit fillestar thotë gjithçka për arsyetimin e The Rock për realizimin e gjestit emocionues.

View this post on Instagram

A post shared by therock (@therock)

“Unë gjithmonë them, nëse ke një nënë të mirë, atëherë ke mundësi të bëhesh një qenie e mirë dhe e kujdesshme. Le t’i japim të gjithë nënave tona një shenjë të madhe mirënjohëse këtë fundjavë dhe t’i bëjmë ato të lumtura”, përfundoi The Rock.

Kujtojmë që krahas një karriere të suksesshme në aktrim, ylli është gjithashtu në mesin e personave me më së shumti ndikim në rrjetet sociale, sidomos në Instagram 320 milionë ndjekës /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori