LAJMI I FUNDIT:

Ballkani merr një pikë në udhëtimin e vështirë te Dukagjini

Ballkani merr një pikë në udhëtimin e vështirë te Dukagjini
Foto: Arkiv

Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën nga Klina, derisa raste kishte edhe për kampionin në fuqi.


Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në 45 minutat e dytë u pa një lojë edhe më e ashpër.

Goli i epërsisë për Dukagjinin erdhi në minutën e 71-të, kur Januzi asistoi te Khomutov, që realizoi për 1-0.

Por, skuadra nga Suhareak nuk u dorëzua dhe e arriti golin e barazimit përmes Berishës që realizoi në minutën e 89-të për 1-1 dhe i siguroi ekipit të tij një pikë

Pas javës së 31-të, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 62 pikë, një më pak se lideri Drita, ndërsa Dukagjini është në të pestin me 41 sosh. /Telegrafi/