LAJMI I FUNDIT:

Duka: Edy Reja zgjedhja e duhur për shkak të eksperiencës së madhe, mendoj se kemi bërë më të mirën

Duka: Edy Reja zgjedhja e duhur për shkak të eksperiencës së madhe, mendoj se kemi bërë më të mirën
Foto: Top Channel

Presidenti i Kombëtares së Shqipërisë, Armand Duka, është shprehur i lumtur me emërimin e Edy Rejas në krye të kombëtares.

I pari i FSHF-së tha se trajneri italian ka eksperiencën e duhur për të kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur.


“Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Rejas në krye të kombëtares. Duhet të kemi paraqitje më të mirë dhe pse jo pjesëmarrje në Evropian”.

“Mendoj se kemi bërë më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë. Ka nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj  se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë”.

“E vërteta në Shkodër? Jemi takuar pas ndeshjes, patjetër që i kam kërkuar një opinion, e njihni Shqipërinë,  e keni parë më parë. Pa e menduar se do të jetë ai trajner i Shqipërisë. Pastaj kemi folur në telefon, jemi takuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur më shumë që besoj se është zgjidhje e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka trajtuar problemet. Kishte informacion për të gjithë futbollistët që janë jo vetëm në kombëtare, por edhe rreth e rrotull”.

“Lenjani? Në dy kundër vështrime  nuk do të t’i thosha jo Lenjanit, sepse më ka gëzuar me kontributin e tij. Do ta kondicionoja shumë një lojtar po t’i thosha që s’do të marrësh këtë. Pavarësisht se çfarë thuhet, Lenjanit i ka shkuar ftesa me shumë vonesë”, ka thënë Duka në prezantimin e Rejas. /PanoramaSport/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori