LAJMI I FUNDIT:

“Duam që të vdesësh” – fansat e Taylor Swift bëjnë komente të pakëndshme ndaj Dua Lipës

“Duam që të vdesësh” – fansat e Taylor Swift bëjnë komente të pakëndshme ndaj Dua Lipës
(Foto: Getty Images)

Fansat e Taylor Swift thuhet se i kanë dërguar kërcënime nga më të ndryshmet këngëtares shqiptare, Dua Lipa, pasi ajo kishte shprehur pëlqimin për Kanye West.

Sipas Rolling Stone, fansat e këngëtares amerikane kishin krijuar simpati ndaj 22-vjeçares, pasi e kishin parë teksa kishte veshur gjësende me simbolet e Swift gjatë përgatitjeve për një koncert në Gjermani.


(Foto: Getty Images)

Madje ky gjest kishte tërhequr edhe vëmendjen e Taylor, e cila kishte shkruar se ishte jashtëzakonisht e kënaqur me këtë veprim.

Mirëpo, dashuria e fansave të Swift për Duan tashmë është zhdukur, kur shqiptarja e famshme e kishte zgjedhur Westin para Taylor, kur është kërkuar nga ajo që të bëjë një përzgjedhje.

TË GJITHA LAJMET PËR DUA LIPËN
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET PËR DUA LIPËN

“Nuk kam menduar për zënkën mes tyre. Kam menduar për muzikën e tyre dhe derisa Taylor është fantastike, unë jam një fanse e madhe e hip-hopit dhe gjithmonë do ta zgjidhja Kanyen para kujtdo tjetër”, citohet të ketë thënë Lipa për Rolling Stone.

(Foto: Getty Images)

Siç transmeton NME, kjo përzgjedhje nuk është pritur aspak mirë nga fansat e këngëtares amerikane, të cilët i kanë dërguar komente dhe simbole nga më të ndryshmet Duas, madje edhe e kanë kërcënuar me vdekje.

“Më kanë dërguar simbole gjarpri për tri ditë radhazi. Thoshin shpresojmë të vdesësh. Unë u habita. Në fakt nuk thashë asgjë”, ka shpjeguar 22-vjeçarja.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë se në javën e kaluar Dua Lipa triumfoi në Brit Awards duke fituar dy çmime të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori