Të dy ndeshjet zhvillohen ndërmjet katër skuadrave të Superligës, me liderin Feronikeli që udhëton drejt Gjilanit për tu ballafaquar me skuadrën e Dritës. Industrialistët para dy javësh mposhtën gjilanasit 1:0, por s’do ta kenë kaq të thjeshtë edhe kalimin tutje në shtëpinë bardhekaltër.

Në të njëjtin orar, Istogu i Nazmi Ramës e pret Drenicën e Tahir Lushtakut në “Demush Mavraj”. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të kampionatit në pranverë i pati takuar Istogut 1:0 e se a do të mposhten kuqezinjtë përsëri në fushën e ‘troftave’, mbetet të shihet.


Drita-Feronikeli drejtohet nga gjyqtari Mentor Baliu, ndërsa Fatmir Tahiri e gjykon takimin Istogu-Drenica.

Orari dhe gjyqtarët:

14:00 Drita – Feronikeli
(M.Baliu. J.Musolli. M.Berisha)

14:00 Istogu – Drenica
(F.Tahiri. A.Ejupi. M.Qehaja)

telegrafi sport app