Drita nuk paguan zyrtarët

Takimi i rrethit të parë i Kupës së Kosovës në futboll, i zhvilluar në Gjilan në mes të Dritës dhe Vllaznisë së Pozhoranit, prodhoi gjithsej tetë gola. Mirëpo, kjo ndeshje nuk prodhoi ‘paratë’ për zyrtarët e deleguar.
Vëzhguesi i kësaj sfide, Genc Fazlija si dhe gjyqtarët, Artan Tahiri, Meriton Berisha e Besnik Morina, nuk kanë marrë atë që u takon në këtë ndeshje, pra mëditjet e tyre, raporton SportPlus.
Vlera totale që zyrtarët e Dritës do të duhej të paguanin për këtë takim ishte 340 euro. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi më të përfunduar ndeshja, nuk u lajmërua askush nga anëtarët e kryesisë për t’i dhënë paratë zyrtarëve, kështu që vëzhguesi i takimit u desh që të merrte masa konform rregulloreve të FFK-së. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































