Futbollistët dhe trajnerët e saj kishin shkuar në pushim veror pa i marrë nga dy-tri paga, ndërsa një ditë para festës së Fitër Bajramit, ata u shokuan nga kryesia e klubit, e cila dha dorëheqje pa ua shlyer borxhet.

Por, më e keqja është pozita në të cilën mbeti klubi kuqezi, për të cilin më e keqe mund të jetë vetëm shuarja.


Mungesa e mjeteve financiare ka qenë faktori kryesor që e ka sjellë dorëheqjen e kryesisë, e cila si mbështetëse kryesore deri më tani e kishte Komunën e Skenderajt.

“Gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar angazhimi i anëtarëve të kryesisë për të avancuar pozitën e klubit edhe pse me sfida të shumta”, thuhet në deklaratën e kryesisë së deritanishme.

“I falënderojmë institucionet publike komunale dhe po ashtu të gjithë afaristët e Skenderajt, të cilët në këtë periudhë kanë ndihmuar financiarisht klubin. Me gjithë mundësitë e kufizuara barrën kryesore në financimin e klubit në këtë periudhë e ka pasur Komuna e Skenderajt, me ndihmën edhe të donatorëve lokalë”, theksohet në kumtesë.

telegrafi sport app