LAJMI I FUNDIT:

Drenica dhe Malisheva duan pikë për mbijetesë, formacionet zyrtare

Drenica dhe Malisheva duan pikë për mbijetesë, formacionet zyrtare

Drenica dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Bledar Devollit vjen nga një formë e tmerrshme me shtatë humbje radhazi dhe duan rezultat pozitiv për të mbajtur së paku shpresa për një vend në barazh.

Në anën tjetër, mysafirët e Bylbyl Sokolit vijnë nga një formë e madhe në udhëtim te Ferizaj dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive për të qëndruar mbi zonën e rrezikshme.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Shala; Lushtaku, Bejta, Hoti, Veliqi Hussein; Dervishaj, Miyamoto, Da Silva; Mëziu, Zeka;

Malisheva: Gashi; Vitija, Bihorac, Kryeziu, Veliu; Maliqi, Brruti, Avdyli; Hajdari, Sobowale, Tolaj;

/Telegrafi/