Sulmuesi dhe tifozi i Prishtinës, i cili luajti sezonin e shkuar i huazuar te Drenica, ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Gjilani duke mos qëndruar në Prishtinë.

“Kemi arritur marrëveshje me Dren Gashin. Jemi të kënaqur me këtë transferim të ri për klubin tonë”, tha zyrtari i Gjilanit, Agron Korqa.


Gjilani nuk ka ndalur përforcimet që prej ka kaluar në Superligë nga Liga e Parë.

Skuadra e rikthyer në Superligë ka aktivizuar edhe Filonit Shaqirin, Isa Eminhazirin, Bahri Kerën, Betim Sylën dhe disa lojtarë tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app