LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Barcelonës dhe lojtarët arrijnë marrëveshje për uljen e pagave

Drejtuesit e Barcelonës dhe lojtarët arrijnë marrëveshje për uljen e pagave

Barcelona ka arritur një marrëveshje në parim me stafin dhe lojtarët për të zbatuar shkurtime të pagave që do t’i kursejnë klubit 122 milionë euro.

Është një moment domethënës për klubin, pasi pas disa javësh negociatash, me disa nga afatet e mëparshme të dështuara, tani vjen një marrëveshje.


Në të vërtetë, një raport nga media katalanase Esport3 në fillim të këtij muaji tha se dy zgjatje të afatit u dhanë pas negociatave për bllokimet.

Barcelona e bindur se lojtarët do të heqin dorë nga 30 për qind e pagës për t’i shpëtuar falimentimit
Lexo po ashtu Barcelona e bindur se lojtarët do të heqin dorë nga 30 për qind e pagës për t’i shpëtuar falimentimit

“Sot, palët kanë arritur një marrëveshje në parim që lejon një rregullim të pagave për sezonin aktual, për një shumë prej 122 milionë euro shpërblim fiks, së cilës i shtohet shtyrja për 3 vjet e shpërblimit të ndryshueshëm nga ky sezon, i buxhetuar në një shifër të përafërt prej 50 milion euro.”

“Ky parim i marrëveshjes është në pritje të ratifikimit në ditët në vijim nga grupi i lojtarëve dhe trajnerëve të prekur”.

“Marrëveshja, nëse ratifikohet, do të jetë një moment historik me shumë rëndësi për të ridrejtuar situatën aktuale ekonomike”.

“Që të dy palët të njohin përpjekjen e madhe që është dashur të bëhet për të arritur këtë parim të marrëveshjes dhe të përgëzojnë veten për këtë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Llogaritë e klubit tregojnë se borxhi i Barcelonës ishte dyfishuar gjatë sezonit 2019-20 mes masave dhe këto rezultate financiare ishin tejet shqetësuese.

Shifrat financiare të klubit, siç përshkruhet nga Marca, tregojnë se borxhi në klub është rritur nga 217 milionë euro në qershor të 2019 në 488 milionë në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori