LAJMI I FUNDIT:

Drake bllokon komentet ku akuzohet për plagjiaturë nga Elinel, reperi shqiptar paralajmëron kërkimin e të drejtave

Drake bllokon komentet ku akuzohet për plagjiaturë nga Elinel, reperi shqiptar paralajmëron kërkimin e të drejtave
Foto: Getty Images

Reperi i njohur shqiptar, Elinel, ditë më parë ka hedhur një akuzë të fortë për reperin Drake.

Ai pretendon se një nga këngët e reja të albumit të Drake-it, “Scorpion”, është e huazuar nga kënga e tij “Bullet”, të cilën Elinel e ka publikuar në vitin 2011.


Albumi “Scorpion” nga Drake

Bëhet fjalë për këngën e nëntë të albumit, e titulluar “Can’t take a Joke”, e cila është e gjatë plotë 2 minuta e 44 sekonda.

Kjo këngë ka ngjashmëri të madhe me këngën e Elinelit, e për të diskutuar rreth kësaj, ky i fundit ishte ftuar në emisionin NIN të Klan Kosovës.

“Unë e mora vesh kur më shkruajtën shumë persona në Instagram. E dëgjova këngën, ngjasonte, s’po dua t’i hyj a e ka vjedh, a s’e ka vjedh. Postova videon ku tregova ngjashmërinë mes këngës time dhe të atij. Filluan pastaj ‘Jo ai nuk te njeh, jo kështu’. Në rregull ai mund të mos më njohë, por më njohin tekstshkruesit e tij se ai nuk i shkruan vetë. Faqja e tij po sulmohet me komente. Ata nuk më kanë kontaktuar, as menaxheri i tij nuk e ka kontaktuar menaxherin tim. Tani do të shohim, nëse ndërtohet një çështje solide, duhet ta studiojmë ligjin mirë, plagjiatura. Nëse ligji është në anën tonë pse jo”, ka thënë ndër të tjerash reperi shqiptar.

Foto: Elinel/InstaStory

Tutje, ai ditë më parë publikoi në InstaStory një fotografi, ku tregonte se Drake ka bllokuar të gjitha komentet e fansave në Instagram, të cilët e akuzonin për vjedhjen e këngës.

Mbetet të shihet se si do të jetë fundi i kësaj situate të krijuar, e cila ka vënë në dyshim origjinalitetin e reperit kanadez. /Telegrafi/

Drake (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori