LAJMI I FUNDIT:

Donaldi ngatërron emrat, përmend pa vetëdije Borën në spektaklin e Big Brother VIP

Donaldi ngatërron emrat, përmend pa vetëdije Borën në spektaklin e Big Brother VIP

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me befasi në spektaklin Big Brother VIP.

Kjo pasi pesë banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gjersa të gjithë banorët konfirmuan shtyrjen e natës finale për datën 18 shkurt.


E eliminuara e mbrëmjes ishte blogerja Sarah Berisha, e cila rezultoi më e votuara nga televotimi, në të cilin ndodhej edhe DJ Dagz.

Në anën tjetër, një moment interesant u shënua kur gjatë një debati e sipër, aktorit Donald veshaj i rrëshkiti goja dhe pa dashur përmendi ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.

Duke iu drejtuar Beniadës “Bora, ja një sekond”, aktori e kupton shpejt gabimin dhe menjëherë bën korrigjimin, duke thënë “…Beniada, ta mbaroj”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahet me të madhe kjo video, me disa prej fansave që këmbëngulin se ai nuk ka thënë emrin e moderatores, por ka thënë “Por ja një sekond”, me çka mund të ketë shkaktuar hamendësimin.

Mirëpo fakti që Donaldi menjëherë e përmirëson emrin, duke e thënë atë të Beniadës, lë të dyshohet se edhe ai ishte i vetëdijshëm që artikuloi emrin e Borës gjatë debatit.

Kujtojmë që ai dhe moderatorja e Top Channel kanë qenë shumë të përfolur gjatë BBV, pasi në fillim ata zhvilluan një takom romantik me njëri-tjetrin nën mundësinë për një rikthim të mundshëm së bashku, por që aktori Veshaj krijoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP një lidhje tjetër me këngëtaren Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori