LAJMI I FUNDIT:

DokuFest përzgjedh filmat që do të jenë në garë pas një rekordi aplikimesh

DokuFest përzgjedh filmat që do të jenë në garë pas një rekordi aplikimesh
Foto: Facebook

Dokufesti ka bërë të ditur se janë përzgjedhur filmat që do të garojnë për çmimet e këtij festivali.

“Gjithsej, 109 filma do të garojnë për çmimet e festivalit. Të përzgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, programet garuese të edicionit të 21-të të DokuFest janë plot me filma që do t’na bindin se filmi është e vetmja formë e artit që na ngjall dëshirën për të ndryshuar botën, duke prekur spektrin e plotë të emocioneve tona”.


“Duke filluar nga filmbërësit e rinj, tek mjeshtrat e zanatit apo edhe filmbërësit me filmat e tyre të parë, jemi më se të kënaqur të prezantojmë një përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave garues për edicion e 21-të të DokuFest-it”, thuhet në njoftimin e DokuFestit.

“Të zgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, sektorët e garës së këtij viti janë përplot me filma që na e dëshmojnë që nuk ka ndonjë tjetër formë të artit që na bën që të përlotemi, që na sjell gëzim, që na dërgon në vende horror, dhe që na bën të ngrihemi dhe të duam ta ndryshojmë botën”.

Artisti i famshëm Nick Cave i dërgon përshëndetje të përzemërta DokuFestit në Kosovë
Lexo po ashtu Artisti i famshëm Nick Cave i dërgon përshëndetje të përzemërta DokuFestit në Kosovë

DokuFesti do t’i shpalosë në ditët në vijim njoftimet, përfshirë edhe përzgjedhjen nga seksion View From the World, si dhe për programet tjera dhe aktet muzikore që do të performojnë në festival.

Foto; Screenshot/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori