Alban Veseli nuk e pati mundësinë të luante as gjysmë loje, pasi u ndëshkua me pesë gabime personale qysh në çerekun e dytë. Megjithatë, basketbollisti i Pejës beson se gjithçka do të jetë ndryshe në përballjet e ardhshme në mes të dy fuqive të basketbollit kosovar.

“Kjo ishte vetëm loja e parë dhe nuk na ka shkuar asgjë për dorë. Ne kemi kohë për t’i përmirësuar gabimet. Nëse fitojmë në Pejë, gjithçka do të nisë nga fillimi”, thotë prishtinasi për “Zërin”.


“Fitorja në lojën e parë ndoshta i jep shpresë Prishtinës, por kjo ishte vetëm një natë e keqe e jona. Të enjten do t’ju tregojmë se e kanë gabim nëse mendojnë se mund ta mbyllin serinë e ndeshjeve finale me 3:0”, tha Veseli.

telegrafi sport app