Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Shoqet e mia” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika është realizuar nga DJ A-Boom, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Dhurata.

Dhurata Dora me paraqitje atraktive në klipin e ri “Shoqet e mia” (Foto: MaxProductionAl/YouTube)

Kënga është publikuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shqiptare shfaqet mjaft atraktiv dhe me stil.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dhurata ka qenë shumë aktive gjatë viti me projekte muzikore solo, ndërsa nuk ka munguar edhe me paraqitje të shumta në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Ajo do vazhdojë të jetë shumë e angazhuar edhe për fundvit, në kuadër të projekteve festive. /Telegrafi/