Çfarë e bën Sunny Hill Festival një nga festivalet më të veçanta në rajon?


Sunny Hill Festival është shndërruar prej vitesh në një nga ngjarjet muzikore më të rëndësishme në Evropën Juglindore, duke tërhequr jo vetëm emra të mëdhenj të skenës botërore, por edhe mijëra vizitorë nga vende të ndryshme.
Përveç performancave muzikore, festivali njihet për atmosferën që krijon, me zona të dedikuara për argëtim, ushqim, aktivitete të ndryshme dhe hapësira ku publiku mund të kalojë gjithë ditën.

Ky kombinim e ka kthyer Sunny Hill në një destinacion të preferuar veror për shumë adhurues të muzikës.
Edicioni i sivjetmë sjell sërish një program të pasur me artistë ndërkombëtarë dhe vendorë, ndërsa organizatorët kanë publikuar edhe oraret e performancave, duke u mundësuar pjesëmarrësve të planifikojnë përvojën e tyre gjatë tri netëve të festivalit.
Me kalimin e viteve, Sunny Hill Festival ka ndikuar edhe në promovimin e Kosovës si destinacion turistik dhe kulturor, duke u renditur ndër festivalet më të njohura të rajonit dhe duke sjellë çdo verë mijëra vizitorë në Prishtinë. /Telegrafi/





















































