Kompania e produksionit nga aktorët Will dhe Jada Pinkett Smith është kthyer në ‘qendër’ të COVID-19.

“Westbrook Inc” është kompania të cilën ata e posedojnë, e që deri më tani 10 punëtorë të tyre kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, shkruan Daily Mail.

Kjo po u ndihmon atyre në shfaqjen e serive në rrjete sociale, përfshirë këtu edhe projektet televizive e filmike.

Ndërkaq, kohëve të fundit është raportuar se produksioni ka ndaluar punën, duke mos potencuar arsyen e ndërprerjes.

Gjatë ditës së mërkurë, një përfaqësues i kompanisë i kishte thënë Variety: “Ne kemi pranuar 10 teste pozitive dhe ai grup tashmë është izoluar. Që të gjitha janë testuar përherë të dytë, e më pas kanë rezultuar negative”.

Ani pse rezultuan pozitiv, sipas përfaqësuesve të produksionit, thuhet se asnjëra palë nuk kishte simptoma që i përkisnin COVID-19. /Telegrafi/