Për çdo vit, revista e famshme “GQ” përgatit listën e njerëzve që vishen më së miri në botë.
Tani për herë të parë, këtë vit “GQ” solli edhe listën e çifteve të veshur më së miri në botë. Nga Michelle dhe Barack Obama deri te Beyonce dhe Jay-Z, “GQ” ka bërë përzgjedhjen e 10 çifteve që janë veshur më së bukuri.
10. Thom Browne dhe Andrew Bolton (Foto: Getty Images/Guliver)
Vendi i dhjetë shkon për një nga disenjatorin më të rëndësishëm të modës në botë dhe njeriun që është përgjegjës për mbrëmjen Met Gala.
9. Barak dhe Michelle Obama (Foto: Getty Images/Guliver)
Për tetë vite rresht, ata arrijnë që të jenë në listën e çifteve që vishen më së miri.
8. Ryan Reynolds dhe Blake Lively (Foto: Getty Images/Guliver)
Ky çift kaq modern janë përcaktuar si “babai dhe nëna e stilit” për brezin e ri.
7. Michael Fassbender dhe Alicia Vikander (Foto: Getty Images)
Kur fytyra zyrtare e Louis Vuitton martohet me fytyrën jozyrtare të Thom Sweeney, ju e dini që ka diçka të veçantë.
6. Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)
Modeli britanik dhe këngëtarja shqiptare renditen këtë vit si çifti i gjashtë i veshur më së bukuri në botë.
5. Jay-Z dhe Beyonce (Foto: Getty Images/Guliver)
Sepse sinqerisht, nëse jeni çifti më i fuqishëm i të famshmëve në botë, kështu duhet të vishesh.
4. Vincent Cassel dhe Tina Kunakey (Foto: Getty Images/Guliver)
Të martuar vetëm vitin e kaluar, të dy këta të fundit u bënë shpejt një nga çiftet më me stil në francë dhe jo vetëm.
3. John Legend dhe Chrissy Teigen (Foto: Getty Images/Guliver)
Ndërkohë që shumë çifte të famshëm mbështetet në stilistë, John Legend dhe Chrissy Teigen kujdesen vet për veshjet e tyre, dhe kjo i ka renditur ata të tretët në listë.
2. Sir Elton John dhe David Furnish (Foto: Getty Images)
Nga stili i Sir Elton për Gucci-n për të lulëzuar me pëlhura të veshura me Furnish, viti 2018 ishte viti i preferuar i GQ-së për çiftin Sir Elton John dhe David Furnish
1. Princ Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images/Guliver)
Falë sensit të mençur të modës së çiftit mbretëror, dasma më e fotografuar e vitit ishte gjithashtu më elegante. Kështu, Meghan dhe Harry renditen të parët si çifti i veshur më së miri përgjatë vitit 2018. /Telegrafi/