LAJMI I FUNDIT:

Deputetja ukrainase thotë se vendi i saj ka nevojë për armë

Deputetja ukrainase thotë se vendi i saj ka nevojë për armë

Një deputete ukrainase ka bërë thirrje për takim urgjent të liderëve të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Rumanisë, Kanadasë dhe të SHBA-së, pasi që forcat ruse kanë filluar ofensivën e re në lindje të Ukrainës.

Lesia Vasylenko gjithashtu i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe asaj të BE-së, Ursula von der Leyen, që të ulen dhe të diskutojnë, transmeton Telegrafi.


Në një mesazh të postuar në rrjetin social Twitter, Vasylenko ka shkruar se: “Ukraina ka nevojë për armë dhe intervenim nga ushtritë e vendeve aleate”.

A do ta ndryshojë "lojën" dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?
Lexo po ashtu A do ta ndryshojë "lojën" dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?

Politikania ukrainase gjithashtu njoftoi se zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se nuk do të ketë armëpushim në Ukrainë gjatë ditëve në vijim.

Forcat ruse janë ripozicionuar në lindje të Ukrainës, pasi dështuan të marrin nën kontrollin kryeqytetin – Kievin. /Telegrafi/