Johnny Depp shpreson për një vit më të mirë para nesh, duke qenë se viti 2020 ka qenë mjaft i stuhishëm, sidomos për të.

Gjatë fundjavës, aktori e kishte publikuar një fotografi të përbashkët me mikun e tij, frontmenin e grupit “The Pogues”, Shane MacGowan.

“Ky vit ka qenë shumë i vështirë për shumëkënd. Shpresojmë për ditë më të mira përpara. Urime festat, të gjithëve! Dashuri dhe respekt për të gjithë ju. Përgjithmonë”, shkruante në përshkrim.

View this post on Instagram

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)

Pos krizës së pandemisë globale, Depp ka qenë kryetemë e mediave për procesin gjyqësor kundër The Sun, në të cilin ishte përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, porse i kishte mohuar të gjitha akuzuar për keqtrajtim.

Ekspertët parashikojnë rrënimin e karrierës së Depp nga proceset gjyqësore Ekspertët parashikojnë rrënimin e karrierës së Depp nga proceset gjyqësore

Njëherësh, pas procesit gjyqësor, Warner Bros i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga vazhdimi i tretë i filmit “Fantastic Beasts” dhe pritet të shihet se sa do të ndikojë kjo në të ardhmen në karrierën e tij. /Telegrafi/