LAJMI I FUNDIT:

Depay i gatshëm të kalojë të Juventusi, por Barcelona ka një kërkesë para se ta lirojë

Depay i gatshëm të kalojë të Juventusi, por Barcelona ka një kërkesë para se ta lirojë

Memphis Depay është vënë në treg nga Barcelona dhe duket se Juventusi është i interesuar për lojtarin holandez.

Ai ka pranuar të largohet vetëm te ndonjë klub të klasit të parë dhe ka opsione në tryezë.


Blaugrana po trajton një ofertë nga Juventusi dhe sulmuesi holandez ka treguar gatishmëri për të arritur një marrëveshje, edhe pse operacioni është i komplikuar.

Kjo mund të ndodhë përmes një transferimi ose huazimi me opsion blerje të detyrueshme nëse ai do të rinovojë për një vit me Barcelonën, pasi lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës.

Lojtari dëshiron t’i studiojë të gjitha propozimet, por oferta e Juventusit e tërheq lojtarin dhe kjo është arsyeja pse ata po bëjnë përparim në këtë çështje.

Skuadra italiane ka shfaqur shumë interes, por do të preferonte opsionin e huazimit sepse ka pak hapësirë për të paguar transferimet këtë verë pas investimit të bërë.

Për Depay ka oferta edhe nga Liga Premier me Chelsea, Everton dhe Tottenham, që kanë shprehur interesim, por holandezi i sheh prioritet klubet që luajnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori