LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet lojtari i Sunderlandit, klubi i Real Madridit i shkruan letër: Shpresojmë të kthehesh sa më shpejtë

Dëmtohet lojtari i Sunderlandit, klubi i Real Madridit i shkruan letër: Shpresojmë të kthehesh sa më shpejtë

Është vetëm 23 vjeç, por futbollisti i Sunderland, Duncan Watmore, ka lënduar ligamentet për herë e dytë brenda një kohe të shkurtër.

Pasi kanë dëgjuar për këtë klubi i Real Madridit i ka dërguar letër lojtarit për t’i dhënë zemër që të kthehet sa më shpejtë.


Lojtari ka marr shumë mesazhe mbështetëse, por asnjë nuk e ka prekur më shumë se ai i dërguar nga Los Blancos.

Watmore sa ishte kthyer në fushë me ‘Macet e Zeza’ dhe babai i lojtarit ishte ai që e ka publikuar letrën e dërguar nga ‘mbretërit’.

Duncan Watmore në momentin e lëndimit /Getty Images)

Letra është dërguar në emrin e Florentino Perez dhe është nënshkruar nga legjenda e klubit Emilio Butragueno.

Në letër shkruan: “Në emër të presidentit tonë Florentio Perez dhe të gjithë atyre që punojnë në klubin e Real Madridit, ju dëshirojmë rikthim të lehtë dhe të shpejtë nga lëndimi në gju”.

Kjo i ka bërë përshtypje babit të lojtarit, Ian Watmore, i cili ka shkruar se Reali është klub me klas.‏

“Çfarë klasi ka Real Madridi! Tani unë shpresoj që ata ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Ian Watmore në Twitter.

DuncanWatmore luan si anësor për klubin e njohur anglez që tani bën pjesë në Championship. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori