Demi Moore ka arritur ta ruajë frymën rinore me kalimin e dekadave dhe këtë e ka dëshmuar përmes publikimit të një fotografie nga koha e rinisë.

Aktorja 57-vjeçare është përfshirë në trendin e ‘Ditës së Kujtimeve’ duke risjellë një fotografi të realizuar në vitet e tetëdhjeta, kur ajo ishte në të njëzetat.

Në pozën e realizuar, Demi ka të veshur kostum larjeje që ka qenë në modë asokohe, ndërsa qindra mijëra fansa e kanë pëlqyer postimin e saj.

View this post on Instagram

#FBF 👙

A post shared by Demi Moore (@demimoore) on May 22, 2020 at 6:51am PDT

Në ndërkohë, Daily Mail ka bërë krahasime me fotografitë e tashme duke raportuar se aktorja e ka ruajtur dukjen rinore përkundër kalimit të viteve.

Ndryshe, mediat rozë kanë shkruar shumë së fundmi për Moore, pasi ajo ka qëndruar në izolim me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Bruce Willis dhe tri vajzat e tyre. /Telegrafi/

Demi Moore në vitin 2020 (Foto: Phillip Faraone/Getty Images for Vanity Fair/Guliver)