Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur që të depërtojë suksesshëm në tregun e muzikës botërore.

Ylli i hitit “Meant to Be” është jo pak e përfolur edhe për stilin e saj unik të veshjes, e që edhe këtë herë nuk kaloi pa vëmendje.


Në postimin e radhës në Instagram, Bebe u shfaq elegante me një kostum të veçantë që në fokus kishte gjoksin që binte në sy përmes dekoltesë së hapur të xhaketës.

beberexha 241434119 816709878993886 8563414982433828787 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me një grim të theksuar dhe flokë të shprishura, 32 vjeçarja as këtë herë nuk zhgënjeu me paraqitjen.

“Më pëlqen një kostum i mirë dhe i fuqishëm”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografive që ndau me mbi 10.7 milionë adhuruesit e saj.

beberexha 241313379 245770094125156 1978363721780836419 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë, Bebe së fundi qëndroi në Itali ku edhe mori pjesë në spektaklin e modës të brendit “Dolce&Gabbana”. /Telegrafi/