LAJMI I FUNDIT:

David Silva tregon ekipin e vetëm që mund të sfidojë Man Cityn për titullin e Ligës Premier

David Silva tregon ekipin e vetëm që mund të sfidojë Man Cityn për titullin e Ligës Premier

David Silva parashikoi se vetëm një ekip do të ishte në gjendje të sfidonte Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

City fitoi titullin e tretë radhazi sezonin e kaluar dhe gjithashtu fitoi Kupën FA si dhe për herë të parë në historinë e klubit Ligën e Kampionëve duke përmbyllur kështu një sezon fantastik me tre trofe të fituar.


Man City arriti ta bëjë atë që e bëri dikur skuadra rivale Man United nën urdhërat e Sir Alex Ferguson dhe tani Pep Guardiola po kërkon të ngrejë trofeun e Ligës Premier për të katërtën herë radhazi.

City pati një punë të vështirë në Ligën Premier sezonin e kaluar, pasi Arsenali ishte lider i tabelës për pjesën më të madhe të sezonit përpara se t’i nënshtrohej presionit dhe në fund të përfundonte i dyti, pesë pikë prapa “Qytetarëve”.

Londinezët e përforcuan skuadrën gjatë verës me emras si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.

Arsenali më në fund mposhti Cityn në Community Shield përpara se një gol në minutat e fundit nga Gabriel Martinelli vulosi një fitore në takimin që u zhvillua në kuadër të Ligës Premier.

Legjenda e Cityt, David Silva beson se ata janë skuadra e vetme e aftë për të sfiduar sërish Cityn.

“Arsenali është skuadra e vetme që mund të shoh që ndoshta ka një shans për të sfiduar Cityn”, ka thënë Silva për The Mirror.

“Kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet e Cityt në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, nuk munda ta fitoja atë kur isha atje, por jam shumë i lumtur për klubin që më në fund ata ishin në gjendje ta fitonin këtë trofe”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori