LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha: Po përgatitemi maksimalisht, duam përkrahjen e tifozëve për kualifikim

Dardan Berisha: Po përgatitemi maksimalisht, duam përkrahjen e tifozëve për kualifikim

Kosova po vazhdon stërvitjet dy herë në ditë për të përgatitur sa më mirë para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Edhe të martën, Dardanët janë stërvitur në anën fizike dhe taktike, derisa atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë.


Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq ka kërkuar angazhim nga lojtarët edhe në stërvitje, duke theksuar se përballjet nuk do të jenë aspak të lehta dhe njëkohësisht shumë të rëndësishme.

Kosova gjatë gushtit do të përballet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku vendi i parë kualifikohet tutje.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Sot ishte dita e dytë e stërvitjeve dhe po shkojnë shumë mirë. Ne do të mundohemi të përgatitemi maksimalisht deri para ndeshjeve në muajin gusht. Gjithashtu do të kemi edhe ndeshje miqësore që do të na ndihmojnë shumë. Shpresoj të mos kemi lëndime deri në fund dhe gjithçka të shkoj sipas planit”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli edhe për gjasat e Kosovës për kualifikim. “Sa kanë gjasa kundërshtarët tanë, ashtu edhe ne kemi gjasa. Ne do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë. Por, shpresoj se me ndihmën e publikut do t’ia dalim. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme dhe do të mundohemi të fitojmë. Sidoqoftë, angazhimi ynë nuk do të mungojë dhe do të japim 100 % nga vetja”, theksoi Berisha.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori