LAJMI I FUNDIT:

Dalja “e dyshimtë” e Bardhit nga BBVA, Sara: Në rast se kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, nuk do të heshtë

Dalja “e dyshimtë” e Bardhit nga BBVA, Sara: Në rast se kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, nuk do të heshtë

Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), e dashura e tij Sara Gjordeni ka hedhur dyshime mbi rrethanat e largimit të tij.

Sara, e cila ndodhej në studio, sugjeroi se mund të ketë “diçka përtej” arsyes që iu dha, pas dorëheqjes së Bardhit nga aventura e BBVA.


Ai u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i kumtoi lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio.

Bardhi lë shtëpinë e BBVA 3 shkaku i gjendjes shëndetësore të së ëmës
Lexo po ashtu Bardhi lë shtëpinë e BBVA 3 shkaku i gjendjes shëndetësore të së ëmës

Sara, e cila u eleminua nga BBVA vetëm pak ditë më parë, shprehu shqetësimet e saj ndaj këtyre zhvillimeve të fundit. “Unë jam jashtë, kam parë, kam dëgjuar, dhe duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët tani”, tha Sara. “Por nëse kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, unë nuk do të hesht”, shtoi ajo.

Këto zhvillime vijnë në këmbë të spekulimeve të fundit në media se familjarët e Bardhit dhe menaxhmenti që i menaxhon llogarinë e tij në Instagram kanë fshirë të gjitha fotografitë e tij me Sarën të bëra në BBVA. Ky veprim ka sjellë pyetje nëse ata ishin kundër lidhjes së tij me Sarën, por situata aktuale lë vend për interpretim.

Me shumë pyetje ende pa përgjigje dhe dyshime që ende rrotullohen, të gjithë presin të shohin se koha dhe zhvillimet e ardhshme do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBVA dhe historisë së Bardhit dhe Sarës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori