LAJMI I FUNDIT:

Crespo: Pas Messit dhe CR7, Icardi është më i miri

Crespo: Pas Messit dhe CR7, Icardi është më i miri

Legjenda argjentinase e sulmit, Hernan Crespo ka befasuar të gjithë me deklarata e tij, pasi sipas tij sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është sulmuesi më i pëlqyeri për të pas Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

Nerazzurrët janë të vendosur t’i japin Icardit një kontratë të re dhe të përmirësuar me klauzola shtesë për ta blinduar atë që të kalojë të ardhmen e tij me klubin zikaltër.

Ausilio: Icardi është i lumtur me Interin, nuk ka nevojë për klauzolë të re
Lexo po ashtu Ausilio: Icardi është i lumtur me Interin, nuk ka nevojë për klauzolë të re

“Pas Cristiano Ronaldos dhe Messit, të cilët janë nga një tjetër planet, Icardi është sulmuesi që më pëlqen më shumë”, ka thënë fillimisht Crespo për La Gazzetta dello Sport  

“Në moshën 24-vjeçare ai tashmë është një kampion dhe mund të bëhet me të vërtetë klas botërore”.

Maradona vazhdon 'luftën' në distancë me Icardin, legjenda e krahason me lojtarë të dorës së dytë nga Argjentina
Lexo po ashtu Maradona vazhdon 'luftën' në distancë me Icardin, legjenda e krahason me lojtarë të dorës së dytë nga Argjentina

“Unë kam ndjekur Icardin që kur erdhi për herë të parë në Itali. Çdo vit, megjithëse i rrethuar nga vështirësitë, ai gjithmonë ka bërë hapa përpara. Kjo është një shenjë se ne po flasim për një djalë inteligjent. Tani ai duket i pjekur për ta bërë hapin e madh”.

“Mos të harrojmë se që kur ka ardhur të luaj në Serie A, e vetmja kohë kur ai nuk arriti të shënonte shifra të dyfishta të golave ​​ishte në sezonin 2013-14. Ai e di se ku është goli”.

Crespo ishte njëri nga të preferuarit e tifozëve të Interit

“Icardi është një qendërsulmues i kompletuar. Ai mund të shënojë gola me këmbën e djathtë, këmbën e majtë ose me kokë”.

“Në zonën që ai lëviz, ai e zotëron atë: vrapon shumë, lëviz shumë dhe bënë ndryshime të papritura të ritmit. E gjithë kjo ka për qëllim krijimin e një goli. Ai ka cilësi të pabesueshme dhe në krye të kësaj është një trup i fuqishëm”.

Icardi ka nis të ftohet nga Argjentina, duke krijuar dyshen sulmuese me Messin

“Ai është sulmuesi perfekt për partnerin e Messit. Icardi është lojtar i vërtetë ekipor. Ai është fondamental për Interin dhe Argjentinën”, përfundoi sulmuesi i madh argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori