Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Cremonese në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është rikthyer përsëri te fitorja, duke mposhtur Cremonesen pas humbjes befasuese ndaj Empolit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga David Okereke (11’) nga vendasit, ndërsa Lautaro Martinez (21’, 65’) për mysafirët.

Interi rikthehet te fitorja, triumfon te Cremonese para derbit ndaj Milanit Interi rikthehet te fitorja, triumfon te Cremonese para derbit ndaj Milanit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Lautaro, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Felix Afena-Gyna dhe Robin Gosens që u notuan me 6.4.

Reklama

Në këtë ndeshje nga minuta e 66-të luajti edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.7.

Reklama

Notat e lojtarëeve

 

/Telegrafi/