LAJMI I FUNDIT:

Courtois tallet me Barcelonën pas fitimit të titullit nga Real Madridi në La Liga

Courtois tallet me Barcelonën pas fitimit të titullit nga Real Madridi në La Liga

Thibaut Courtois kishte disa fjalë të zgjedhura për rivalët kryesorë të Real Madridit, Barcelonën, pasi Los Blancos fituan titullin e La Ligës disa xhiro para fundit, pas fitores ndaj Espanyolit të shtunën pasdite.

Real Madridi u kurorëzua kampion falë një fitoreje të madhe 4-0 ndaj Espanyolit, duke i dërguar ata 17 pikë më shumë se kundërshtari më i afërt, Sevilla, me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur deri në fund.


Ndërsa Barcelona kishte një fitore të madhe 4-0 në El Clasico për të festuar drejt fundit të sezonit, ata përfundimisht e mbyllin 2021-22 duarbosh, për kënaqësinë e portierit të Los Blancos, i cili zgjodhi të tallet me ta.

Real Madridi konfirmohet si kampion i Spanjës pas fitores me spektakël ndaj Espanyolit
Lexo po ashtu Real Madridi konfirmohet si kampion i Spanjës pas fitores me spektakël ndaj Espanyolit

“Momenti kyç erdhi pas El Clasicos”, ka thënë fillimisht Courtois për Movistar+ pas fitores të së shtunës.

“Disa festuan sikur sapo kishin fituar titullin, se ishin kthyer në nivelin tonë”.

Real Madridi kalon Barcelonën me trofe, pas titullit të fituar në La Liga
Lexo po ashtu Real Madridi kalon Barcelonën me trofe, pas titullit të fituar në La Liga

“Por, ne mbajtëm qetësinë tonë për të mundur Celtën në një ndeshje të vështirë dhe më pas Getafen, të cilët janë gjithmonë kundërshtarë të vështirë”.

“La Liga është një përpjekje ekipore. Ne të gjithë sulmojmë dhe mbrohemi. Ajo ditë kundër Sevillas ishte vendimtare, duke u rikthyer nga 2-0 kur të gjithë mendonin se ishim në tokë dhe kjo vrau pak rivalët tanë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Henry pyetet se kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve, përgjigja e tij i befason të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori